Messi apo Ronaldo? Publiku zgjedh fituesin e çmimit 'Këpuca e Artë'

Messi apo Ronaldo? Publiku zgjedh fituesin e çmimit 'Këpuca e Artë'

19:14, 01/12/2020

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e edicionit të 18-të të “Këpuca e Artë”, duke mposhtur Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah.

Trofeu votohet nga një publik i gjerë nga një listë e përbërë prej 10 lojtarëve më të mirë në çdo vit. Ylli i Juventusit, Ronaldo ka marrë më shumë vota se Messi, Lewandowski, shoku i tij i skuadrës, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Salah dhe mesfushori i Interit Arturo Vidal.

Ishte një çmim i dyfishtë për Juventusin, pasi presidenti Andrea Agnelli po ashtu fitoi çmimin “Prestigji i Këpucës së Artë”, një çmim që zgjidhet nga një komision i përbërë nga media ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco