Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

'Futbolli asnjëherë nuk mund të bëjë llogari që në fillim', flet Egbo: Oferta? Kam pasur, por...

'Futbolli asnjëherë nuk mund të bëjë llogari që në fillim', flet Egbo: Oferta? Kam pasur, por...

17:51, 01/12/2020

Emanuel Egbo u largua nga Tirana pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Korabit. Trajneri që shpalli kampion bardheblutë sezonin e shkuar, ka dhënë një prononcim për emisionin “Sport News”, ku veç të tjerave u shpreh:

 “Është herët të diskutohet për titullin kampion. Është shumë e gjatë rruga. Ekipet kanë luhatje. Ka qenë Vllaznia, në vendin e parë tani është Partizanit. Në vjet ishim 12 pikë mbrapa Partizanit dhe arritëm të fitonim titullin. Futbolli asnjëherë nuk mund të bëjë llogari që në fillim. Kur të vijë sprinti i fundit bëhen llogaritë. E fituam kampionatin vjet sepse arritëm të merrnim pikët me ekipet e vogla.

Tirana është kampionia në fuqi. Kur të mbarojë sezonin do të shikojmë kush është kampionia në fuqi.

Oferta? Po bëj pak pushim. Normalisht ofertat po vijnë. Mbas pushimeve do të vendosë. Asgjë nuk është e fshehtë në këtë botë, kur të bëj lëvizjen e radhës do e merrni vesh”, u shpreh Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco