Deklarata e ministrit bën bujë: Kush nuk bën vaksinën, nuk futet në stadium

Deklarata e ministrit bën bujë: Kush nuk bën vaksinën, nuk futet në stadium

15:46, 01/12/2020

COVID-19 ka “mbërthyer” edhe njëherë të gjithë botën, teksa vala e dytë e pandemisë konfirmohet e frikshme si ajo e para.

Ndërkohë, duke parë numrat e të infektuarve, shtetet vazhdojnë të aplikojnë masa shtrënguese, të cilat janë të shtrira edhe në botën e futbollit, ku stadiumet vazhdojnë të jenë të boshatisura.

Sakaq, shpresa e vetme për rikthimin në normalitet shihet të jetë vaksina kundër koronavirusit, e cila pritet të jetë e gatshme për pak muaj.

Ndërkohë, edhe në lidhje me vaksinën ka shumë zëra pro dhe kundër, teksa deri tani është deklaruar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.

Mirëpo, në Angli ka bërë jo pak zhurmë një deklaratë e ministrit për vaksinimin, Nadim Zahavi, i cili u shpreh se ata që nuk bëjnë vaksinën nuk do të lejohen të futen në stadium, apo teatër e kinema, pasi do të vazhdojnë të cilësohen si një kërcënim për të shpërndarjen e COVID-19.

Image

Një deklaratë që nuk është pritur mirë, pasi në një formë prek të drejtat e njeriut në lidhje me lirinë e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco