Koeman i prish ëndrrën Uzunit, nuk grumbullon Mesin për Ferencvarosh-Barcelona

Koeman i prish ëndrrën Uzunit, nuk grumbullon Mesin për Ferencvarosh-Barcelona

15:20, 01/12/2020

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit për ndeshjen kundër Ferencvaroshit ditën e nesërme në Hungari.

Tekniku Ronald Koeman, nuk e ka marrë me vete kapitenin e skuadrës, teksa katalanasit e kanë siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Të njëjtën gjë, holandezi bëri dhe në sfidën me Dinamo Kievin në Ligën e Kampioneve, duke lënë jashtë Mesin.

Me shumë gjasa, Mesi mund të jetë në fushë kundër Cristiano Ronaldos në sfidën e fundit të Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve.

Për futbollistin e Ferencvaroshit dhe Shqipërisë, Myrto Uzuni, nuk i realizohet ëndrra e përballjes me yllin Mesi, teksa mungoi në sfidën e parë me katalanasit për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco