Polemika pas vdekjes së Maradonës: Ish-presidenti i Napolit i kundërpërgjigjet legjendës së Juventusit

Polemika pas vdekjes së Maradonës: Ish-presidenti i Napolit i kundërpërgjigjet legjendës së Juventusit

14:01, 01/12/2020

Maradona vazhdon të ndezë debate dhe polemika, edhe pse ai tashmë është ndarë nga jeta.

Ish-presidenti i Napolit, Corrado Ferlaino, nuk është kursyer aspak në qëndrimin e tij kundër ish-futbollistit të njohur të Juventusit, Antonio Cabrini, i cili ka shkaktuar polemika me deklaratën se Maradona nuk do të vdiste po të luante me Juventusin, një klub i konsideruar për disiplinën brenda dhe jashtë fushe.

Por, për Ferlainon ky qëndrim është parë si ofendues jo vetëm për Diegon, por dhe për Napolin.

Për “RAI News 24”, ai deklaroi se ish-futbollisti i njohur i Juventusit, Gianluca Pesoto, nuk do të tentonte të vriste veten nëse do të luante për Napolin.

Këto fjalë të Ferlainos lidhen me ngjarjen tronditëse të 14 viteve më parë, kur Pesoto, në atë kohë zyrtar i lartë te Juventusi (sapo kishte lënë futbollin), u hodh nga 15 metra lartësi në selinë e “Zonjës së Vjetër” pas shpërthimit të skandalit “Calciopoli” çështje nga ku bardhezinjtë humbën dy titujt kampionë të viteve 2005 dhe 2006, ndërsa Federata Italiane i zbriti në Serinë B.

“Po ai futbollisti i Juventusit që tentoi vetëvrasjen? Nuk do të kishte bërë atë gjë po të luante për Napolin”, shprehet ish-presidenti i Napolit, Corrado Ferlaino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco