Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Europa League/ Hysaj dhe Rrahmani nuk grumbullohen për AZ Alkmar-Napoli

Europa League/ Hysaj dhe Rrahmani nuk grumbullohen për AZ Alkmar-Napoli

11:08, 01/12/2020

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jashtë klubit të Napolit edhe për ndeshjen e radhës të skuadrës, e cila është në Ligën e Europës ndaj AZ Alkmar si pasojë e COVID-19.

Të dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitivë teksa ishin të grumbulluar me përfaqësueset respektive, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohë, edhe në testet e fundit, duket se virusi ende ka gjurmë te ta, ndaj është e pamundur të bashkohen rregullisht me skuadrën e kaltër.

Napoli do të luajë të enjten ndeshjen mjaft të rëndësishme për Grupin F në transfertën holandeze me AZ Alkmar, e cila mund të vendosë fatin e kualifikimit në fazën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco