Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Laporta zbulon prapaskenat: Moratti ofroi 250 milionë euro për Messin

Laporta zbulon prapaskenat: Moratti ofroi 250 milionë euro për Messin

19:45, 30/11/2020

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku ka theksuar vullnetin e tij për të rikandiduar për presidencën e Barcelonës, duke shtuar edhe premtimin për të kthyer klubin katalan sërish në nivelet më të larta.

Laporta ka drejtuar Barcelonën në periudhën 2003-2010 dhe kohën më të artë e ka pasur gjatë kohës kur në pankinë kishte Pep Guardiolën, ndërsa këtë herë ka premtuar rikthimin e të gjithë atyre që e duan më shumë klubin katalan.

“Kemi një plan për të normalizuar situatën e vështirë ekonomike të klubit. Dua mbi të gjitha, të ribashkoj të gjithë barcelonizmin, pasi vetëm kështu mund të bëjmë diçka të mirë. Synimi kryesor është t’u rikthejmë lumturinë njerëzve që punojnë këtu dhe ky nuk është thjesht një premtim elektoral”, u shpreh Laporta.

Angazhimi për të bindur Lionel Messin të qëndrojë te Barcelona, do të jetë sfida e parë që do të përballet kushdo që të marrë presidencën e katalanëve, diçka që e ka të qartë edhe Joan Laporta, i cili zbulon edhe një prapaskenë merkatoje.

“Mund t’u them me siguri që Messi e do Barcelonën, por nuk kam folur ende me të, pasi do ta bëj diçka të tillë kur të mbarojnë zgjedhjet, nëse do të rikthehem sërish në presidencë. Ofertat për Leon nuk kanë munguar asnjë vit dhe mbaj mend që në 2006-ën Massimo Moratti erdhi në zyrën time dhe u tregua i gatshëm të paguajë 250 milionë euro për kartonin e tij, por e refuzuam”, u tha Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco