E pranon/ Pak minuta para ndeshjes, Mike Tyson konsumoi marihuanë

E pranon/ Pak minuta para ndeshjes, Mike Tyson konsumoi marihuanë

19:33, 30/11/2020

Legjenda e boksit, Mike Tyson u kthye në ring pas 15 vitesh.

Të shtunën ai boksoi kundër Roy Jones, por ndeshja u mbyll me barazim.

Mediat amerikane raportojnë se disa minuta para duelit, Tyson kishte konsumuar marihuanë. Sot, ish-kampioni i botës e ka pranuar që ai rregullisht konsumon këtë lloj droge.

“Dëgjoni, unë nuk mund ta ndalë atë. Edhe në të kaluarën kam marrë marihuanë. Këtë e bëjë rregullisht, çdo ditë”, deklaroi Tyson.

Tyson ishte testuar për anti-doping por kishte rezultuar negativ, kjo pasi marihuana nuk konsiderohet substancë e ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco