Drejtori i Vllaznisë: Një ditë do të humbnim, por s’e prisja kështu

Drejtori i Vllaznisë: Një ditë do të humbnim, por s’e prisja kështu

22:47, 29/11/2020

Vllaznia humbi në “Loro Boriçi” pasditen e sotme me Kukësin me rezultatin 4-2.

Kjo ishte humbja e parë për shkodranët në këtë kampionat, teksa tashmë e ndajnë kreun me Partizanin (10 pikë).

Në studion e emisionit “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është i ftuar drejtori teknik i kuqebluve, Matko Djarmati, i cili tha: “Nuk e prisnim që do të mbaronte në atë mënyrë ndeshja me Kukësin. Vërtet e përjetova shumë keq. Një ditë do të humbnim, por nuk e prisnim kështu.

Si çdo ndeshje deri tani, ne e kishim përgatitur si duhet. Ishin tre ditë intensive, por në fund nuk arritëm dot të marrim rezultatin pozitiv.

Kemi bërë disa gabime individuale, por ashtu si luajtën çunat deri në fund, jam i kënaqur. Kam parë një lojë cilësore, kishim raste. Kur sulmon me shumë vetë, lë hapësira mbrapa. Më vjen keq që nuk shënuam kur ishim 2-1, pasi do të kishte qenë ndryshe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco