Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shpëtim Duro: Partizani u rikthye në vendin e duhur

Shpëtim Duro: Partizani u rikthye në vendin e duhur

22:30, 29/11/2020

I ftuar në studion e emisionit “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është trajneri Shpëtim Duro.

Ish-tekniku i të kuqve dha mendimin e tij pikërisht për “Demat”, të cilët pas fitores 4-0 me Skënderbeun ngjiten në krye të Superligës së bashku me Vllazninë.

“Partizani u rikthye në vendin e duhur. Në këto dy ndeshjet e fundit ka marrë maksimumin. Pavarësisht se nuk ishin dy kundërshtarë që janë rivalë, sërish e rëndësishme është që mori pikët dhe nuk pësoi gol.

Partizani është i kompletuar, pavarësisht se nuk bëri merkato. Asani dhe Mala kanë ardhur dhe ka ikur vetëm Trashi, pasi Telushi nuk ishte në planet e klubit. Prandaj them që Partizani është ekipi më i kompletuar.

Nuk janë test as Apolonia dhe as Skënderbeu, por këtë javë mbetet për tu parë ne derbin me Tiranën”, deklaroi Duro në “Fair Play”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco