Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Udineze suprizon Lazion, shënon tre herë në portën e Strakoshës

Udineze suprizon Lazion, shënon tre herë në portën e Strakoshës

14:37, 29/11/2020

Për ndeshjen e parë të kësaj të diele në Serie A (java e 9-të), Lazio (të 8-tët, 14 pikë) priti Udinezen (16-të, 7 pikë) në “Stadio Olimpico”. Të pamposhtur në të gjitha kompeticionet që nga mesi i tetorit, bardhekaltër dëshironin të vijonin ecurinë pozitive kundër Friulanëve, të cilët ndodheshin në zonën e kuqe të renditjes. Dhe në Romë, vizitorët befasuan vendasit, duke fituar me rezultatin 3-1.

Në pjesën e parë, Arslan (18-të) dhe Pussetto (45-të + 3) i dhanë epërisnë 0-2 skuadrës së Udinezes. Sigurisht i pakënaqur me 45 minutat e para të ekipit të tij, Simone Inzaghi bëri tre ndryshime në pushim, por kjo nuk ndryshoi asgjë. Për shkak se Forestieri ndëshkoi për herë të tretë lazialët (71, 0-3). Immobile u përpoq të fuste në lojë ekipin e tij me golin e shënuar nga penalltia (74, 1-3), por pa rezultat pasi ndeshja nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Të mundur, Lazio shkoi në vendin e  9-të të renditjes , ndërsa Udineze zuri vendin e 12-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco