Mourinho: Chelsea? Tottenhami im nuk i frikësohet askujt

Mourinho: Chelsea? Tottenhami im nuk i frikësohet askujt

12:38, 29/11/2020

Në fillimi nuk mendohej, por Tottenham i Jose Mourinhos është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në Angli.

“Spursat” janë vetëm një pikë larg Liverpool-it kryesues dhe në rast fitoreje ditën e sotme ndaj Chelsea-t do të ngjiteshin në krye të Premier League.

Në një intervistë për “Sky Sport” para fillimi të ndeshjes ndaj Chelseat, Mourinho u shpreh se u shpreh se Totenhami i tij ka vetëm respekt për skuadrat kundërshtare, por nuk i frikësohet asnjë skuadre.

“Mund të pyesni Frenk Lampard nëse na kanë frikë apo jo. Ndërsa për ekipin tim flas unë, ne kemi respekt për Chelsea-n, por aspak frikë. Ne nuk i frikësohemi askujt. Ne i dimë pikat e tyre të forta dhe ata na e dinë pikën tonë të fortë.

Nuk mendoj se ata parashikojnë se do të ndeshen me një kundërshtar të lehtë. Nëse mendojnë kështu është më keq për ta. Ne do të hyjmë vetëm për fitore.”- u shpreh Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco