VIDEO/ I shënoi Benvento-s, Alvaro Morata ia dedikon golin Xhakomo Vrionit

VIDEO/ I shënoi Benvento-s, Alvaro Morata ia dedikon golin Xhakomo Vrionit

11:06, 29/11/2020

Xhakomo Vrioni dhe Alvaro Morata kanë krijuar prej disa kohësh një miqësi të ngushtë. Dy futbollistët e Juventusit, ndajnë momente së bashku dhe në rrjetet sociale mund të shohim fotografi të shumta mes tyre.

Image

Vrioni do të operohet vetëm pak ditë më vonë dhe pritet të mungojë për disa muaj te Juventusi. Për t’i dhënë kurajo futbollisti të kombëtares shqiptare në këto momente të vështira, Morata i dedikojë golin e shënuar ditën e djeshme ndaj Benevento-s:  “Forca Xhakomo”, ishin fjalët e thëna nga futbollisti spanjoll përpara kamerave. Një gjest i bukur nga spanjolli, që tregon edhe njëherë afrimitetin që ka me futbollistin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco