FOTO/ Napoli me fanella speciale për nder të Maradonës

FOTO/ Napoli me fanella speciale për nder të Maradonës

10:41, 29/11/2020

Bota e futbollit nuk e harron Diego Armando Maradona , i cili u nda nga jeta të mërkurën në moshën 60 vjeçare.

Në orën 20:45, Napoli pret Romën në shtëpi, në kuadër të javës së 9-të në Serie-A.

Dhe për këtë sfidë, “të kaltrit” kanë menduar ta nderojnë legjendën e klubit dhe të Argjentinës, në një mënyrë të veçantë.

Të kaltrit kanë marrë vendimin për të ndryshuar fanellën për këtë ndeshje. Sponsori “Partenopei” ka marrë leje në federatën italiane, që për sfidën e sotme lojtarët e Napolit të paraqiten me një fanellë ndryshe nga herët e tjera.

Skuadra napolitane do të futet në fushë ditën e sotme me një fanellë thuajse të njëjtë me atë të Argjentinës, ku luante Maradona dhe arriti suksese të mëdha. Një gjest i shkëlqyer ky i Napolit, të cilët gjithashtu kanë vendosur që edhe stadiumit t’i vendosin emrin e legjendës argjentinase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco