Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e tij, Arsenal nxjerr në shtije Nicolas Pepe

Shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e tij, Arsenal nxjerr në shtije Nicolas Pepe

09:59, 29/11/2020

Nicolas Pepe nuk ka arritur të justifikojë çmimin prej 80 milionë eurosh, të shpenzuar nga Arsenal për kartonin e tij.

Futbollisti francez në 56 ndeshje të luajtura me fanellën e klubit londinez, ka shënuar vetëm 12 gola, që është larg parashikimeve të Mikel Arteta.

Dhe për këtë arsye “topçinjtë” kanë menduar që ta largojnë, ish-lojtarin e Lille. Sipas “Daily Star” , Arsenal thuhet se është i gatshëm ta shesë, nëse ka oferta të mira. Gjithashtu drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm ta huazojë atë në cilindo klub që pranon detyrimin për blerjen e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco