Real Madrid mposhtet nga Alves dhe shkon në -6 nga kreu

Real Madrid mposhtet nga Alves dhe shkon në -6 nga kreu

23:15, 28/11/2020

Momentet e vështira për Real Madrid në kampionat nuk kanë të ndalur. Pas një fitore 2-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, lojtarët e skuadrë madrilene çuan në tre serinë e ndeshjeve pa një fitore në kampionat, duke humbur çuditërisht në shtëpi  ndaj Alaves (1-2).

Një penallti që në minutat e para për miqtë u kthye në gol nga Lucas Perez, i cili mposhti Courtois edhe pse portieri belg kuptoi krahun. Një gafë e këtij të fundit në largimin e topit në fillimin e pjesës së dytë u shfrytëzua nga Joselu që realizoi golin e dytë për Alaves. Casemiro u përpoq të rihapte ndeshjen, por pa sukses.

Mirëpo përveç rezultatin zhgënjyes,  Zinedine Zidane humbi një lojtar të rëndësishëm gjatë sfidës ndaj Alaves. Eden Hazard la fushën e lojës në minutën e 28-të, për shkak të një dëmtimi.

Me këtë rezultat, Real mbetet në vendin e 4-të, 6 pikë larg kreut (Atletico Madrid - Real Sociedad), ndërsa Alaves shkon në vendin e 9-të, 13 pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco