Serie-A/ Verona surprizon Atalantën e Berat Gjimshitit

Serie-A/ Verona surprizon Atalantën e Berat Gjimshitit

22:47, 28/11/2020

Në kuadër të javës së 9-të të Serisë A, Atalanta(7, 14 pikë) priti Hellas Verona (9, 12 pikë) në “Geëiss Stadium”. Pas dy barazimeve në kampionat, La Dea kërkonte me patjetër fitoren për t’iu afruar Juventusit (vendi i pestë) që u ndal nga Benevento.

Mirëpo, gjërat nuk shuan ashtu siç ishin menduar, pasi miqtë arritën të fitonin me rezultatin e pastër 0-2 ndaj bergamskëve.

Pas një pjese të parë pa gol, vedheblutë kaluan në avantazh, falë një penalltie të ekzekutuar saktë  nga Miguel Veloso (62, 0-1). Të befasuar, lojtarët e Gian Piero Gasperini nuk arritën të “ngrinin kokë” dhe pësuan edhe golin e dytë nga Mattia Zaccagni (83, 0-2).

Me këtë fitore Verona ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 9-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco