FOTO/ Lazio me një fanellë të veçantë kundër Udineses për të përkujtuar Maradonën

FOTO/ Lazio me një fanellë të veçantë kundër Udineses për të përkujtuar Maradonën

22:34, 28/11/2020

Bota e futbollit nuk e harron Diego Armando Maradona , i cili u nda nga jeta të mërkurën në moshën 60 vjeçare.

Ditën e nesërme, në orën 12.30, Lazio do të presë Udinesen dhe do të dalë në fushë me një fanellë speciale dedikuar legjendës argjentinase.

Image

“Adios", është mesazhi i shkruar në fanellat e klubit bardhekaltër, për të përkujtuar "Pibe de Oro". Më pas  fanellat do të dalin në ankand në faqen e internetit të MatchËornShirt. Të ardhurat, siç shkruan sulmuesi Ciro Immobile në profilin e tij në Instagram, do të dhurohen për dy shoqata në Napoli:

"SMALL PASSI GRANDI DREAMS ONLUS" dhe "DON PIETRO OTTENA APS ASSOCIATION".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco