Nuk ka qetësi për Maradonën, kërkohet zhvarrosja nga personi që pretendon se është i biri

Nuk ka qetësi për Maradonën, kërkohet zhvarrosja nga personi që pretendon se është i biri

21:26, 28/11/2020

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë prej tre ditësh, por ende nuk mund të prehet në paqe.

Përveç misterit të madh që rrethon momentet e fundit të jetës së legjendës argjentinase, tashmë ka nga ata që kërkojnë të zhvarrosin trupin e tij: është Santiago Lara, i cili pretendon se është djali i “El Pibe de Oro’ dhe nëpërmjet avokatëve të tij, ka bërë kërkesë zyrtare për analizat e ADN-së: “Dua vetëm të di se kush jam. Nuk kam asnjë pretendim financiar. Deri në ditën e fundit para vdekjes së saj, kur iu desh të hiqte respiratorin për të folur, nëna ime i ka thënë një grupi avokatësh se unë jam djali i Diegos”, deklaroi Lara i cili kërkon kështu të vërtetojë nëse fjalët e nënës së tij në shtratin e vdekjes kanë qenë të vërteta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco