E ofendoi keq/ Zbulohen fjalët e Vidalit ndaj arbitrit Anthony Taylorit

E ofendoi keq/ Zbulohen fjalët e Vidalit ndaj arbitrit Anthony Taylorit

08:45, 27/11/2020

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, ka qenë i pamëshirshëm me futbollistin kilian të Interit, Arturo Vidal, të cilin e ka përjashtuar për vetëm dhjetë sekonda sherr verbal.

Vidal pretendoi për një penalti brenda zonës së Real Madrid, teksa pati një kontakt me mbrojtësin Raphael Varane, por Taylor lejoi që ndeshja të vazhdonte.

“Gol TV” ka zbuluar fjalët e Vidal të cilat ia ka thënë duke bërtitur para fytyrës së tij.

“Atje e ke atë VAR të m***t për ta parë dhe ti s’po bën asgjë”, ishin fjalët e Vidalit.

Vidal e la Interin me dhjetë futbollistë, teksa skuadra e tij ishte duke humbur 1-0 në “San Siro”. Ai u shfaq i zemëruar me rastin e ndëshkimit, ndërkohë që vazhdonte të bënte veprime anti-sportive edhe pasi u largua nga fusha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco