Uzuni poston foton me Ronaldon: Nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është...

Uzuni poston foton me Ronaldon: Nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është...

20:18, 26/11/2020

Për, Myrto Uzunin, data 24 nëntor do të jetë gjithmonë e veçantë. Sulmuesi beratas  jo vetën që arriti t’i shënonte Juventusit golin që i dha avantazhin provizor Ferencvarosit (2-1),  por festoi në stilin e idhullit të tij Cristiano Ronaldo.

Në fund të ndeshjes, 25 vjeçari pati një takim me Ronaldon, ku përveç bisedës që patën, shkëmbyen dhe fanellat me njëri-tjetrin.

Vetë futbollisti ka postuar me krenari fanellën e tij dhe “trofeun” e Ronaldos, si edhe momentin kur po largoheshin të dy nga fusha e lojës në fund të sfidës. Uzuni kishte një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij që të vazhdonin të insistonin për të bërë realitet ëndrrat e tyre, siç kishte bërë ai në natën e të martës.

“Kjo foto dhe ky moment do të mbeten në memorien time gjatë të gjithë jetës, si një moment kur kthen ëndrrat në realitet.

Unë jam i lumtur që kam luajtur kundër idhullit tim CR7, lojtari më i mire në botë, shënova kundër skuadrës së tij dhe mora fanellën e tij në fund të ndeshjes… nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është…

Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, lufto për to me gjithçka që ke. Ëndrrat bëhen realitet dhe unë kam punuar shumë gjithmonë dhe kam besuar se mund t’ia dal”, shkruante sulmuesi i përfaqësues shqiptare.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco