‘Maradona u la 12 orë pa ndihmë mjekësore, ambulanca erdhi 30’ me vonesë’

‘Maradona u la 12 orë pa ndihmë mjekësore, ambulanca erdhi 30’ me vonesë’

18:45, 26/11/2020

Avokati dhe miku i Diego Armando Maradonës, Matias Morla, ka denoncuar autoritetet shëndetësore se e kanë lënë ish-futbollistin legjendar pa mbikëqyrje mjekësore për më tepër se 12 orë dhe se ambulanca ka mbërritur në vilën e tij me më tepër se 30 minuta vonesë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Morla bëri publik edhe denoncimin për autoritetet, duke theksuar se ky fakt nuk do të neglizhohet dhe pasojat do të hetohen deri në fund nga autoritetet.

Ambulancës iu deshën më tepër se 30 minuta të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe kjo është një idiotësi kriminale, Miku im u la për më tepër se 12 orë pa mbikëqyrje mjekësore, nga njerëzit e ngarkuar me atë punë. Ky fakt nuk do të neglizhohet dhe pasojat do të hetohet deri në fund, pasi Maradona më thoshte gjithmonë: Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, shkroi Morla në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco