Premier League: Qeveria Britanike lejon 2000 tifozë për klubet e Londrës dhe Liverpool

Premier League: Qeveria Britanike lejon 2000 tifozë për klubet e Londrës dhe Liverpool

18:43, 26/11/2020

Ndërsa vdekja e Diego Armando Maradona është në mendjet e shumë tifozëve të futbollit sot, disa mbështetës, të paktën në Premier League, sapo kanë dëgjuar lajme të mira. Qeveria britanike sapo ka njoftuar se klubet e ligës angleze të Liverpool dhe Londrës do të kenë mundësi të mirëpresin 2,000 tifozë në stadiumet e tyre. “Sky Sports” zbulon se qyteti i Mançesterit është një nga qytetet e klasifikuar si me rrezikshmëri shumë të lartë.

Klube si Manchester City, Manchester United, Aston Villa, Newcastle, Leeds, Leicester ose Wolverhampton, nuk do të jenë në gjendje të presin sërish mbështetësit e tyre. Teksa masa hyn në fuqi nga 2 dhjetori, ajo do t'i sigurojë Liverpool-it mundësinë për të pasur disa nga mbështetësit e tyre në “Anfield” kundër Wolves më 5 dhjetor. Një progres i vogël sigurisht, por që mund të llogaritet si diçka e madhe në këtë sezon mjaft të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco