Liga e Europës/ Milan synon hakmarrjen ndaj Lille, formacionet zyrtare

Liga e Europës/ Milan synon hakmarrjen ndaj Lille, formacionet zyrtare

17:58, 26/11/2020

Në orën 18:55, në stadiumin “Pierre-Mauroy”, do të luhet sfida mes Lille dhe Milan, e vlefshme për javën e 4-rt të fazës së grupeve në Ligën e Europës.

Skuadra franceze mban vendin e parë në grupin H me 7 pikë, ndërsa kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara.

Kështu, në këtë sfida vlen vetëm fitorja dhe pritet që në fushën e lojës të ketë mjaft spektakël.

Në ndeshjen e parë Lille fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Milanit, që në këtë takim kërkon hakmarrjen.

 Megjithatë klubi Lombard nuk do ta ketë të lehtë, pasi do të vuaj mungesat e disa lojtarëve cilësor si Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leo, Mateo Musacchio dhe Alexis Saelemaekers.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy skuadrat:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco