Zvicra i ka shpëtuar rënies në Ligën B të Nations league, pasi UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.
Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.
Duke qenĂ« se nuk ka data tĂ« lira pĂ«r rikuperimin e kĂ«saj ndeshjeje, UEFA vendosi tâi japĂ« fitoren 3-0 nĂ« tavolinĂ« pĂ«rfaqĂ«sueses helvete, qĂ« ngjitet kĂ«shtu nĂ« kuotĂ«n e 6 pikĂ«ve nĂ« grup dhe shmang rĂ«nien njĂ« LigĂ« mĂ« poshtĂ«.
Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: