VIDEO/ Manaj gjen golin, por Barcelona-s B nuk i mjafton

VIDEO/ Manaj gjen golin, por Barcelona-s B nuk i mjafton

16:21, 26/11/2020

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme me Barcelonën B, në sfidën ndaj Olot, ku katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertë.

Lushnjari kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12-të, teksa u tregua saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Por fatkeqësisht, Barcelona B vazhdon të vuajë mungesën e eksperiencës teksa kjo gjë u pa qartë në përmbysjen 2-1 që skuadra e Olot arriti të bënte sfidës. Një start negativ ky për katalanasit, të cilët e shohin veten në vendit e parafundit në renditje, shumë larg pretendimeve që klubi ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco