E dashura e Maradonës: Ish-gruaja e tij nuk më lejon të futem brenda ceremonisë...

E dashura e Maradonës: Ish-gruaja e tij nuk më lejon të futem brenda ceremonisë...

15:33, 26/11/2020

Ashtu siç ishte në jetën reale edhe pas vdekjes emri i Maradonës gjithmonë krijon probleme.

Ish-e dashura e Maradonës, Rocio Oliva tha se nuk është lejuar të futet brenda pallatit presidencial në Buenos Aires (Argjentinë) për të përshëndetur për herë të fundit legjendën argjentinase, shkruan Sportmediaset, raporton SYRI.net.

Mediat raportojnë se Rocio Oliva është në pritje të autorizimit nga Claudia Villafane, ish-gruaja e Maradonë e cila u pa të hynte në pallatin presidencial me vajzat e saj, Dalma dhe Giannina.

"Ata (sigurimi) thonë se Claudia nuk dëshiron që unë të hyj brenda", thotë Oliva për mediat vendase.

Oliva ishte në një lidhje me Maradonën për 6 vite dhe ata u ndanë në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco