Ngrihen dyshime për vdekjen e papritur të Maradonës, mjeku hedh akuza: Nuk duhej të…

Ngrihen dyshime për vdekjen e papritur të Maradonës, mjeku hedh akuza: Nuk duhej të…

14:11, 26/11/2020

Pas doli autopsia që ka konfirmuar edhe shkakun e vërtetë të vdekjes të Maradonës, së fundmi ka reaguar edhe ish-mjeku i tij, Alfredo Cahe.

Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj autoritete shëndetësore të cilat sipas tij janë nxituar për ta nxjerrë nga spitali Maradonën i cili disa ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në tru.

“Një vdekje e pazakontë, në sensinë që Maradona nuk është kuruar. Para së gjithash, ai duhej të qëndronte i shtruar në spital. Nuk ka mundësi që një pacient në gjendjen e tij të dalë nga spitali një javë pas asaj lloj ndërhyrjeje kirurgjikale. Ta çosh në shtëpi pas një jave, është një budallallëk. Ai duhej të kishte një mjek që ta ndiqte nga afër dhe ta ndihmonte në rast emergjence. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, – ka theksuar Cahe, duke akuzuar mjekët e spitalit ku Maradona.

 “Kontrolli kardiovaskular nuk u bë plotësisht. Diego nuk u kujdes për sa duhet për veten. Unë nuk e di arsyen urgjente të operimit të tij. Kam shumë dyshime. Nuk ishte e nevojshme të ndërhyhej menjëherë”, tha mjeku.

Një raport i autopsisë është publikuar nga mediat argjentinase. Sipas autopsisë, Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut. Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco