VIDEO/ Kaos dhe përleshje. Ja ç’po ndodh jashtë ceremonisë mortore të Maradonës

VIDEO/ Kaos dhe përleshje. Ja ç’po ndodh jashtë ceremonisë mortore të Maradonës

13:50, 26/11/2020

Kaos dhe përplasje me policinë. Këto ishin skenat nga Buenos Aires, jashtë Casa Rosada, ku është vendosur për homazhe arkivoli i legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.

Mijëra njerëz “injorojnë” Covid-19 duke mbajtur me orë të tëra radhë për të përshëndetur arkivolin e legjendës së futbollit. Ngjarja do të zgjasë 48 orë. Mediat raportojnë se rreth 1 milion njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni.

"Dora e Zotit" vdiq të mërkurën si pasojë e një ataku në zemër. 60-vjeçari, vuante nga probleme shëndetësore dhe i ishte nënshtruar disa javëve më pare një operacioni urgjent si pasojë e një mbledhje të gjakut të krijuar jashtë trurit.

Sipas medias argjentinase, maratona pësoi atak në zemër ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Airesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco