Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Ekipi’ i Maradonës/ Mes 11 fëmijëve pritet betejë për pasurinë

‘Ekipi’ i Maradonës/ Mes 11 fëmijëve pritet betejë për pasurinë

12:52, 26/11/2020

Vdekja e Diego Maradonës mund të ndezë një sherr në familje për trashëgiminë e tij, pasi ai ka lënë pas 5 fëmijë të njohur ligjërisht dhe gjashtë fëmijë të paligjshëm.

Sipas Daily Mail, përpara se legjenda e futbollit të vdiste, një nga vajzat e tij kishte deklaruar se ai mund të bëjë një ekip futbolli me fëmijët e tij. Kjo deklaratë u bë pasi një 23-vjeçare argjentinase u përfshi në betejën për të provuar se është vajza e Maradonës.

Maradona ka njohur dy djem dhe tre vajza si fëmijët e tij me katër gra të ndryshme, përfshi ish-bashkëshorten Claudia Villafane dhe partneren e tij Veronica Ojeda.

Akoma nuk dihet se çfarë ka përfshirë Maradona në testamentin e tij. Por kujtojmë se një vit më parë, ai kërcënoi se nuk do u linte asgjë fëmijëve të tij.

“Nuk do u lë asgjë. Do i jap paratë për bamirësi. Nuk do u jap asgjë nga ato që kam fituar gjithë jetën, do i dhuroj,” tha ai.

Megjithatë, edhe pse ka qenë një nga futbollistët më të paguar në botë, ai mendohet se nuk ka lënë pas ndonjë pasuri të madhe.

Gazeta britanike Express shkruan se ai mund të ketë lënë një pasuri prej 100mijë dollarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco