Amaneti i Maradonës: Mbi varrin tim dua që të shkruhet….

Amaneti i Maradonës: Mbi varrin tim dua që të shkruhet….

11:05, 26/11/2020

Diego Armando Maradona do t’i mungojë botës së futbollit.

Legjenda argjentinase kaloi me sukses operacionin në tru por zemra e tij pushoi së rrahuri mbrëmjen e djeshme duke përlotur mbarë tifozët në të gjithë botën.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Maradona 15 vite më parë në emisionin “La Noche del 10” e ka lënë mesazhin që dëshiron t’i shkruhet mbi varrin e tij.

"Futbolli ishte sporti që më ka dhënë më shumë lumturi se çdo gjë tjetër. Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: “Faleminderit topit”. Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco