Del Piero shpërthen me kritika ndaj Interit: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë...

Del Piero shpërthen me kritika ndaj Interit: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë...

08:42, 26/11/2020

Alessandro del Piero ka komentuar për Sky Sport me fjalë të ashpra paraqitjen e bërë nga Inter-i mbrëmjen e sotme kundër Real Madrid:

“Mendoj se Inter-i është në një udhëkryq për të ardhmen. Kemi përmendur ndeshje të tjera në të cilat Inter-i, falë cilësisë së lojtarëve që ka, ka arritur të përmbysë disa rezultate, sot është kompletuar një fazë ku vihet re se ka diçka që nuk shkon”, ka thënë ish-ylli i Juventus-it.

“Kështu që duhet të ndizet diçka që t’i bashkojë të gjithë, sepse sot skuadra duket e përçarë dhe pa ide, siç nuk ishin vitin e kaluar. Vetëm dy herë nuk ka pësuar gol, Shakhtari nuk ka pësuar gola vetëm nga zikaltrit. Ka diçka më shumë se aspekti teknik”.

“Ndryshimi i taktikës? Pa dyshim, mbrëmjen e sotme mesfusha e Inter-it ishte bosh dhe kjo ka lejuar Real-in të sulmonte si të donte. Duhet ndryshuar diçka në këtë aspekt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco