FOTO/ E gjithë bota në lot për vdekjen e Maradona-s, por një person ende nuk e ka marrë vesh lajmin

FOTO/ E gjithë bota në lot për vdekjen e Maradona-s, por një person ende nuk e ka marrë vesh lajmin

22:58, 25/11/2020

Teksa e gjithë bota po vajton për Diego Maradonën, vdekja e tij i është fshehur një njeriu.

Famën më të madhe Maradona e mori në vitin 1986, kur çoi Argjentinën në finalen e Kupës së Botës. Trajner i kësaj kombëtareje atëkohë ishte Carlos Bilardo.

Bilardo aktualisht është njeriu i vetëm në botë nga i cili është fshehur vdekja e Diegos, dhe kjo u konfirmua nga vëllai i tij, Jorge.

“Ne e fikëm TV-në e Carlos, nuk duam që ta marrë vesh vdekjen e Diegos, ai e donte atë dhe do ta ketë shumë të lehtë kur ta marrë vesh. Për Carlos, Diego ishte si një djalë që nuk e kishte. Ai e mori Maradonan në shumë herë te skuadrat ku punoi”, ka deklaruar Jorge.

82 vjeçari Bilardo ishte trajneri i parë i Argjentinës që i dha shiritin e kapitenit Diego Maradonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco