Legjenda Mike Tyson rikthehet në ring në moshën 54-vjeçare

Legjenda Mike Tyson rikthehet në ring në moshën 54-vjeçare

22:09, 24/11/2020

Të shtunën më 28 nëntor Mike Tyson do të rikthehet në ring në moshë 54-vjeçare, teksa do të ndeshet kundër Roy Jones Junior.

Për të përgatitur këtë përballje, Majku “i hekurt” ka hequr dorë nga dieta vegane dhe është rikthyer të konsumojë mish.

“Hoqa dorë nga dieta vegane për të përballuar stërvitjet e rënda. Një dietë e tillë nuk më jepte forcë të mjaftueshme dhe rezistencë. Tani ha vetëm mish, veçanërisht kaprolli dhe kau. Kjo më bën që të ndihem në formë”, është shprehur Tyson disa ditë para duelit që do të zhvillohet të shtunën në Los Anxhelos.

Kështu legjenda e boksit duket se e ka marrë shumë seriozisht rikthimin e tij në ring.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco