Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Nevil Dede në prag të duelit ndaj Bylisit: Na duhet patjetër fitorja!

Nevil Dede në prag të duelit ndaj Bylisit: Na duhet patjetër fitorja!

14:19, 24/11/2020

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede ka folur në prag të sfidës kundër Bylisit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Dede e vlerëson në maksimum sfidën ndaj ballshiotëve, ndërsa foli edhe për rikthimet në skuadër.

Pas humbjes shokuese në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë, Tirana do të kërkojnë menjëherë kthesën në sfidën e kësaj mesjave ndaj Bylisit në shtëpi, pasi numri i humbjeve radhazi përfshirë edhe ato 2 me Egbo ka shkuar në 3.

3 HUMBJE RADHAZI – “Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj se grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi”.

NDAJ BYLISIT – “Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë, që kam respekt për çdo ekip, për çdo kundërshtar që ne kemi në Superligë. Të gjithë mundohen të investojnë dhe të punojnë. Në këtë situatë të gjithë dinë të luajnë futboll.Nga ana profesionale të gjithë klubet janë rritur dhe kjo është shumë pozitive, plus edhe infrastruktura dhe interesimi i medieve. Me respektin që kemi karshi kundërshtarëve, do të mundohemi t’iu imponohemi në fushë, me personalitet”.

REAGIMI – “Të jem i sinqertë forca e reagimit të grupit, ishte arma më e fortë dhe sinjali më i mirë që mora nga ekipi dhe djemtë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë me atë forcë karakteri. Jo më larg se sezoni i kaluar kjo ishte arma më e fortë e tyre. Ata besonin dhe në fund ja dolën. Tirana po u nis është e vështirë të ndalojë”.

VLLAZNIA – “Është një fillim jo i mirë, por nga ndeshja me Vllazninë, unë do të thoja vetëm kaq, ne nuk dolëm nga ajo ndeshje si humbës sepse u munduam të bëjmë lojën tonë, shkuam te goli disa herë. Goditëm portën, shënuam 2 gola. Por për elementë të situatave të ndryshme dhe jo shumë të vështira, ne duhet të kishim pasur përqendrim më të madh”.

NDESHJA – “Qëllimet janë të përbashkëta. E rëndësishme është që ne të mundohemi të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Duke marrë maksimumin, edhe lojtarët rriten në përgjithësi dhe në mentalitet. Paralelisht ne do të mendojmë për rezultatin dhe rritjen e lojtarëve me kapacitet dhe vlerat që ata duhet të jenë”.

RIKTHIME? – “Lajm i mirë është që Hoxhallari rikthehet. Kemi disa lojtarë që shpresojmë që shumë shpejt të rikuperohen dhe  të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Realisht kanë vlerë.I gjithë grupi do kohën e vet. Minimalisht ne do të kërkojmë që brenda javës, të rikuperojmë nga dëmtimi disa futbollistë. Po rikuperuam këta lojtarë do të jetë një Tiranë tjetër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco