Reagimi i trajnerit të Dynamos kur e mori vesh që do të mungojë Messi

Reagimi i trajnerit të Dynamos kur e mori vesh që do të mungojë Messi

08:49, 24/11/2020

Trajneri i Dynamo Kiev, Mircea Lucescu nuk ndihet i lehtësuar që Lionel Messi do të mungojë me Barcelonën kundër skuadrës së tij.

Trajneri rumun theksoi para ndeshjes se Barcelona do të jetë më e fortë në mbrojtje, edhe pse e pranon që katalanasit luajnë në një nivel tjetër me argjentinasin.

“Barcelona është Barcelonë. Natyrisht që prania e Messit në fushë u jep atyre përparësi në sulm dhe në aspektin e aftësive”, tha Lucescu.

“Por mungesa e tij do t’i bëjë ata të luajnë më mirë në mbrojtje. Ne duam të fitojmë nesër (sot). Për ne, fitorja është shumë me rëndësi”, shtoi ai.

Kujtojmë që sot Dynamo e pret Barcelonën në stadiumin NSC Olimpiyskiy, për ndeshjen e javës së katërt të fazës së grupeve në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco