Reja na tregon emrin e futbollistit të preferuar: Ky më zgjidh çdo ‘hall’ tek Kombëtarja...

Reja na tregon emrin e futbollistit të preferuar: Ky më zgjidh çdo ‘hall’ tek Kombëtarja...

12:49, 23/11/2020

Trajneri i Shqipërisë, Eduardoi Reja ka folur për situatën aktuale në përfaqësuesen kuqezi dhe kualifikimin në Ligën B të Nation Neague.

Gjatë një interviste për “Radio Anch'io Sport" në Rai RadioUno, Reja ka zgjedhur Cikalleshin si futbollistin më në formë të Kombëtares shqiptare, shkruan SYRI.net.

"Nuk është e lehtë me Shqipërinë por ne po bëjmë mirë. Ne po monitorojmë të gjithë Europën për të gjetur elementë të përshtatshëm për ekipin kombëtar.

Lojtari i preferuar? “ Pa dyshim që Cikalleshi është maja që zgjidh problemet e mia, tani për tani dhe ai që po më jep kënaqësi më të madhe, pa hequr asgjë nga pjesa tjetër e një grupi shumë të mirë që po shkon përtej të gjitha pritshmërive. Ne jemi duke planifikuar që të rritim shkallën teknike”- përfundon Reja.

Përfaqësuesja e Italisë? “Mancini është me të vërtetë shumë i mirë, ai krijoi një ekip të fortë dhe argëtues. Duhet ta përgëzojmë për këtë që ka bërë me Kombëtaren e Italisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco