Rikthimi tek Reali? Ronaldo i jep fund zërave duke vendosur për të ardhmen....

Rikthimi tek Reali? Ronaldo i jep fund zërave duke vendosur për të ardhmen....

12:16, 23/11/2020

Ardhja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit e ka bindur Cristiano Ronaldon të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2022.

Thuhet se Pirlo i ka lënë mbresa të mira Ronaldos që prej ditës së parë si trajner i “Zonjës së Vjetër”, prandaj superylli portugez është i vendosur të qëndrojë për të synuar triumfin në Champions League, shkruan Tuttosport.

Megjithse në media është përfolur rikthimi i Ronaldos tek Reali, në krahun tjetër Pirlo ka shprehur dëshirën për të mbajtur në skuadër 5 herë fituesin e "Topit të Artë".

“Ronaldo është profesionist i madh, siç e dimë të gjithë, ai është shembull për të gjithë në stërvitje dhe në fushë. E vetmja këshillë që ia jap është të vazhdojë kështu”, tha Pirlo pas fitores së Juves kundër Cagliarit, falë dy golave të portugezit.

Ronaldo e ka nisur sezonin në formë fenomenale, duke i shënuar 8 gola në pesë ndeshje në Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco