FOTO/ Pëson aksident tragjik me makinë, vdes futbollisti 33-vjeçar

FOTO/ Pëson aksident tragjik me makinë, vdes futbollisti 33-vjeçar

11:12, 23/11/2020

Një aksident rrugor i ka marrë jetën mbrojtësit 33 vjeçar nga Afrika e Jugut, Anele Ngconcga.

Sipas agjencisë së lajmeve “Goal”, mbrojtësi ndërroi jetë në një aksident në KwaZulu-Natal orët e mëngjesit të ditës së sotme (e hënë).

Mbrojtësi luajti për ekipin belg Genk nga viti 2007-2016 ku regjistroi 223 paraqitje dhe shënoi 8 gola, ku fitoi dy herë kupën, një herë ligën dhe një herë superkupën belge.

Ngconcga u paraqit në kupën e botës me Afrikën e Jugut në vitin 2010 në moshën 22 vjeçare, ai regjistroi 53 paraqitje për kombëtaren e tij. Nga viti 2016 ishte lojtar i ekipit Mamelodi Sundowns ku së fundmi u huazua tek AmaZulu deri në humbjen tragjike të jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

altini25/11/2020 18:49

Ejjj, po c'i keni keto lajme mor aman, me nxorret mallin e komunizmit, ku merreshim me hallet e gjithe botes, perfshi edhe boten e trete dhe aspak me tonat. Edhe ne Honolulu i vdiq dashnorja nje sportisti. Po vini mend, mos jepni lajme koti, qe shkruhen rruges per ne pune ose ne shtepi. O Cim Peka, po kontrolloi pak punonjesit e tu mo shoku, se po ja mbysin kot fare dhe po te ulin reputacionin e Syrit.

Shto koment

Denonco