FOTO/ Napoli-Milan, formacionet zyrtare. Ja si do të rreshtohen ekipet në fushë

FOTO/ Napoli-Milan, formacionet zyrtare. Ja si do të rreshtohen ekipet në fushë

20:03, 22/11/2020

Do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo”, supersfida mes Napolit dhe Milanit, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.

Vendasit e Genaro Gattusos vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 0-1, ndërkohë që Milani u ndal në barazim 2-2 nga Verona në javën e 7-të të kampionatit.

Napolitanët nuk do të kenë në dispozicion ndeshjen e sotme 2 futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe sulmuesin kryesor Osimhene.

Ndërkohë në krahun tjetër, e vetmja mungesë për Milanin do të jetë Leao.

Në këtë përballje kuqezinjtë do të drejtohen nga Bonera, pasi Pioli dhe ndihmësi i tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare të të dy skuadrave dhe si do të rreshtohen në fushë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco