Haland nuk mjaftohet me 4 gola, i kërkoi llogari trajnerit: Pse më zëvendësove?

Haland nuk mjaftohet me 4 gola, i kërkoi llogari trajnerit: Pse më zëvendësove?

19:30, 22/11/2020

Një Haland në super formë këtë sezon ku ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje nga ku 4 të fundit i shënoi dje ndaj Hertës së Berlinit.

Lusien Favre e zëvendësoi dje në minutën e 85-të dhe në një moment telekamerat vërejnë takimin e bomberit norvegjez me trajnerin e Dortmundit të buzëqeshur:

“Sa gola ke bërë, tre? Jo, kam bërë katër”, iu përgjigj 20-vjeçari.

Pas ndeshjes Haland zbuloi: “I thashë se nëse nuk do më zëvendësonte do kisha shënuar edhe të pestin!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco