Lukaku tregohet modest: Nuk jam lider

Lukaku tregohet modest: Nuk jam lider

18:03, 22/11/2020

Romelu Lukaku me dy gola dhe një asist ishte vendimtar në fitoren me përmbysje të Interit përballë Torinos.

Pas ndeshjes, sulmuesi belg pranoi vështirësitë që po hasin zikaltrit në lojën e tyre.

“Sinqerisht ne nuk jemi një ekip i madh, nuk është mirë të përjetojmë vështirësi të tilla. Luajtëm keq për 60 minuta, me të vërtetë ishim në vështirësi dhe luajtëm pa grintë dhe dëshirë. U zgjuam dhe fituam, kjo është gjëja e rëndësishme”.

Autokritikë e ashpër e Lukakut, që nuk është i kënaqur me performancën dhe nuk ndihet lider i këtij grupi.

“Jam një lojtar që kërkon të ndihmojë shokët e skuadrës. Nuk më pëlqen të më etiketojnë lider, ka shumë lojtarë të tjerë me përvojë. Jam vetëm 27 vjeç dhe dua ta ndihmoj ekipin të fitojë, por duhet të japim më shumë. Ne nuk luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme sot”.

Ish-sulmuesi i Manchester United është në momentin më të mirë të karrierës së tij.

“Po, por unë gjithmonë përpiqem të përmirësohem për t’u bërë kampion, domethënë si ata që fitojnë diçka. Kjo është ambicia ime, jam në një ekip të madh me një trajner të shkëlqyeshëm”, deklaroi Lukaku pas fitores me Torinon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco