Serie A/ Nga 0-2 në 4-2, Interi bën përmbysjen e ‘çmendur’

Serie A/ Nga 0-2 në 4-2, Interi bën përmbysjen e ‘çmendur’

17:11, 22/11/2020

U luajtën në orën 15:00, katër sfidat e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.

Padyshim që vëmendja më e madhe ishte në “San Siro” në përballjen mes Interit dhe Torinos.

Zikaltarit e Antonio Contes arritën të përmbysnin disavantazhin 0-2, duke shënuar plot 4 gola në harkun kohor të 30 minutave.

Zaza në fundin e pjesës së parë dhe Ansaldi nga pika e bardhë e penalltisë tronditën fillimisht Interin, ndërkohë që Sançez dhe Lukaku vendosën menjëherë baraspeshën në minutat 64 dhe 67-të.

Belgu nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 84-t, kaloi në avantazh skuadrën e tij, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Për të vulosur këtë përmbysje mendoi Lautaro Martinez, i hedhur nga stoli, i cili në minutën e 90-të, pas asistit të Lukakut, tundi rrjetën.

Në sfidat e tjera, Roma mposhti Parmën 3-0. Vlen të theksohet se të 3 golat për kryeqytetasit u shënuan në pjesën e parë.

Fitore e artë edhe për Sasuolon në transfertë ndaj Veronës 0-2.

Sampdoria regjistroi një tjetër hap fals, ku u mund nga Bolonja me përmbysje 1-2.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco