VIDEO/ Endri Çekiçi godet keq 11-metërshin, shihni ku e dërgon topin

VIDEO/ Endri Çekiçi godet keq 11-metërshin, shihni ku e dërgon topin

16:56, 22/11/2020

Futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi, nuk arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh në minutën e 29-të të fituar nga vetë pogradecari.

Mesfushori 23-vjeçar, gaboi shënjestrën në sfidën ndaj Goztepes të vlefshme për Superligën turke, duke e dërguar topin mbi kuadrat.

Skuadra e Çekiçit, Ankaraguxhu, u mposht në transfertë me rezultatin 3-1.

Në momentin kur shqiptari humbi 11-metërshin, rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, teksa kishte shansin e artë të vendoste baraspeshën.

Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për pogradecarin dhe e para si titullar, i cili qëndroi në fushë 90 minuta të plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco