Tifozët gjermanë e duan trajner të kombëtares, Jurgen Klopp u kthen përgjigje

Tifozët gjermanë e duan trajner të kombëtares, Jurgen Klopp u kthen përgjigje

16:17, 22/11/2020

Jurgen Klopp shihet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Joachim Low në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të teknikut aktual dhe emërimin në stol të trajnerit të Liverpoolit.

Por për momentin një lëvizje e tillë duket e pamundur dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër Jurgen Klopp, i cili në një intervistë ka nënvizuar se është shumë i lumtur te Liverpooli dhe dëshiron të vazhdojë punën me “The Reds”.

Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive. Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë, unë jam trajneri i Liverpoolit. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë, sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco