VIDEO/ Futbollisti shqiptari realizon golin e fitores, ekipi italian ngjitet në krye të renditjes me 3 kuqezinj në fushë

VIDEO/ Futbollisti shqiptari realizon golin e fitores, ekipi italian ngjitet në krye të renditjes me 3 kuqezinj në fushë

10:31, 22/11/2020

Skuadra e Reantes në Serinë C, është duke i mahnitur të gjithë, teksa pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, tashmë është në krye të renditjes në grupin A.

Image

Skuadra ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë, Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erland Lakti, ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Alesandrias me rezultatin 2-1.

Të 3 futbollistët shqiptarë zbritën në fushë, me Radën dhe Kabashin që e nisën titullarë, ndërsa Lakti u aktivizua nga stoli.

Ishte pikërisht Rada që shënoi golin e fitores për Renaten në minutën e 73’, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Pro Verçeli i vendit të dytë.

Goli e Armand Radës mund ta shihni nga minuta 1:13 e kësaj Video:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco