Ishte shtruar te Infektivi, koronavirus i merr jetën ish-futbollistit të njohur lezhjan

Ishte shtruar te Infektivi, koronavirus i merr jetën ish-futbollistit të njohur lezhjan

12:23, 21/11/2020

Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-futbollisti i Besëlidhjes, Nikolin Lorenci. Ish-lojtari i lezhianëve ishte infektuar me Koronavirus dhe prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Mirëpo për fat të keq, Lorenci nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me këtë virus vdekjeprurës.

Image

Po kush ishte Nikolin Lorenci?

Nikolin Lorenci lindi më 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij  i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së  blertë duke thyer  një rekord  si titullar, pasi  nuk ka munguar në asnje ndeshje.

Nikolin Lorenci si futbollist  me fanellën e Besëlidhjes ka luajtur në 5 sezione, konkretisht: 1970-71,  1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- -79. Pasi ka lënë futbollin Nikolin Lorenci, nuk i është ndarë fushës së blertë, pasi më vonë ka sherbyer si trajner i Besëlidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademitë private te futbollit ne Lezhe, “Brians” dhe  “Porto” (“Shënkolli).

Me 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco