Skandali/ Lila: Unë nuk kisha frikë nga 33 mijë serb në Beograd, ata që erdhën ishin...

Skandali/ Lila: Unë nuk kisha frikë nga 33 mijë serb në Beograd, ata që erdhën ishin...

16:54, 19/11/2020

Andi Lika ka rrëfyer gjestin e turpshëm të Kryetarit Bashkisë, Redjan Krajli për ta nxjerrë nga stadiumi ku ka derdhur gjak dhe ka lartësuar qytetin e Kavajës.

Gjatë një interviste në SYRI TV, Lila tregon se doli paqësisht nga stadiumi pasi njerëzit që i erdhën i kishte detyruar Partia Socialiste. Lila thotë se nuk i është frikësuar 33 mijë serbëve në Beograd jo më rilindasve.

“Në Shqipëri po instalohet diktuara. Me partinë Socialiste fillimisht u shemb teatri pastaj nxirren futbollistët jashtë stadiumit. Jam ndier shumë keq, për atë qytet ne kemi kontribuar shumë. Unë nuk doja që situata të acarohej dhe pranova qetësisht të dilja jashtë stadiumit. Andi Lila nuk pati frikë në mes të Beogradit ku ishin 33 mijë serb. Me ata që më nxorën nga fusha unë skam asgjë, ai personi që erdhi është djali i Ilir Duros, ish futbollistit dhe trajnerit. Ai ndihej i turpëruar për atë gjest që po bënte por e kishte urdhër”, tregon Lila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco