Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Klubi anglez shkarkon trajnerin pas rezultateve negative, emërohet Wayne Rooney

Klubi anglez shkarkon trajnerin pas rezultateve negative, emërohet Wayne Rooney

14:21, 15/11/2020

Wayne Rooney ka marrë drejtimin e Derby county-t në Championship. Ish-sulmuesi legjendar i Manchester United, i cili mban shiritin e kapitenit te Derby, ka marrë vendin e lënë bosh nga holandezi, Phillip Cocu, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. 35-vjeçari, do të ketë rol të dyfishtë, si futbollist dhe trajner.

Përballja e parë e Rooney-t si lojtar-trajner i Derby-t do të jetë të shtunën e ardhshme kundër Bristol City-t. Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United dhe përfaqësueses së “Tre Luanëve” nuk do të jetë i përhershëm në këtë detyrë. Drejtuesit e klubit po këkrojnë një trajner me përvojë, që mund të përmirësojë skuadrën dhe të shmangë më të keqen, rënien nga kategoria. Derbi aktualisht renditet në vendin e fundit në Championship, me vetëm 6 pikë në 11 ndeshje.

Fitorja e vetme e Derby-t këtë sezon u arrit ndaj Norwichit, falë një goditjeje të lirë të shndërruar në gol nga Rooney, në “Carrow Road”.

“Më vjen keq që Phillip (Cocu) dhe stafi i tij janë larguar nga klubi. Dua ta falënderoj personalisht për të gjithë ndihmën dhe inkurajimin e tij si trajner. Gjëja më e rëndësishme tani është të stabilizojmë klubin dhe të fillojmë të ngjitemi në klasifikim. Më është kërkuar që të jem pjesë e stafit trajnues për të ndihmuar në përgatitjen e ekipit për ndeshjen jetike të së shtunës së ardhshme kundër Bristol City-t”, – deklaroi Rooney.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco