Spanja njofton lajmin, Sergio Busquets dëmtohet në gju

Spanja njofton lajmin, Sergio Busquets dëmtohet në gju

14:00, 15/11/2020

Ka qenë një mbrëmje për t’u harruar ajo e djeshmja për Spanjën. Iberikët u ndalën nga Zvicra (1-1), në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Një takim ku Sergio Ramos humbi dy penallti. Mirëpo sikur të mos mjaftonin këto, një tjetër Sergio duhet të përballet me një goditje të rëndë.

Kështu, Sergio Busquets, mesfushori i Barcelonës, ??është dëmtuar në gju. Lajmi është dhënë nga kombëtarja spanjolle përmes një njoftimi në rrjetet sociale. I zëvendësuar në minutën e 73-të, 32-vjeçari vuan nga një ndrydhje e lehtë e ligamentit të kolateralit të jashtëm të gjurit të majtë dhe do t’i nënshtrohet një skaneri në Sevilje gjatë ditës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco